Ulje temperaturash dhe stuhi, çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Aktualitet

Ulje temperaturash dhe stuhi, çfarë ndodh me motin ditën e

Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore dhe  malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas SHMU era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

 

ME TE LEXUARAT