Ujësjellës-kanalizimet, Balluku me kryebashkiakët në Korçë: Afrofetë qesharake, Erseka unike

Aktualitet

Ujësjellës-kanalizimet, Balluku me kryebashkiakët në

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një takimi me kryebashkiakët e qarkut Korçë ka analizuar performancën e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve si dhe ka diskutuar mbi reformën që do të ndërmarrim në këtë sektor.

Sipas Ballukut janë disa sektorë që duhet të digjitalizohen për të pasur indikatorë pozitivë. Ministrja theksoi se Korça dhe Erseka dallojnë dhe duhen krahasuar me ndërmarrjet e tjera në Maliq Pustec dhe Devoll. Te këto të fundit siç shtoi Balluku, shihen faturime afrofe që me sy të lirë duken qesharake.

“Janë disa pjesë të këtij sektori që duhet të digjitalizohen për të pasur indikatorë pozitivë sa më shpejt.  Dua ta them që çdo shifër që unë lexoj dhe çdo shifër që kemi analizuar janë shifrat që ju keni deklaruar. 81.1% mbulimi i furnizimit me ujë. Korça:2.7 punonjës për 1000 kontrata. Erseka: 3.4 punonjës, mbi 1000 kontrata. Eficencë më e lartë se indikatori. Dhe po marr anën tjetër për t’u faktuar dhe treguar arsyen e këtij agregimi. Pusteci si rrjedhojë ndërmarrja e Pustecit: Ka 13.4 punonjës për 1000 kontrata. Që nuk i ka 1000 kontrata praktikisht.


Erseka është rast unik që u ofron shërbim të gjithë banorëve të deklaruar. Rasti i Korçës është rast studimor që duhet të kthehet në krahasimor me ndërmarrjet e tjera. Te të tjerat shohim faturim afrofe që me sy të lirë duket qesharak. Në Korçë për mua por besoj edhe për AKUM është një rast për t’u marrë si indikatorë krahasues.  Korça nuk prodhon debi të këqija ama mbart nga e kaluara si të gjitha ndërmarrjet e tjera, debite të këqija. Asnjë nga ndërmarrjet qoftë Korça apo Pogradeci s’kanë kapacitete për të paguar kreditë e marra për investim në bashkitë tuaja”, tha Balluku.

ME TE LEXUARAT