Udhëtonte me mjetin e shërbimit, polici përplas dy makina! Plagosen tre persona

Aktualitet

Udhëtonte me mjetin e shërbimit, polici përplas dy makina!

Një polic ka aksidentuar dy makina të tjera, teksa drejtonte mjetin e shërbimit.

Njëra prej makinave që inspektori i uniformave blu ishte e parkuar, ndërsa tjetra jo. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen në spital.

“Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.

ME TE LEXUARAT