U vra teksa po pinte kafe në lokal, thyen heshtjen nëna e 19-vjeçarit: Ja kush ishte "faji" i tim biri, shteti të na mbrojë

Aktualitet

U vra teksa po pinte kafe në lokal, thyen heshtjen nëna e

Nëna e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili mbeti i vrarë më 18 shtator në Shkodër, ka thyer heshtjen.

Në një për mediat, Elvira Xhenje, prek me fjalët teksa përshkruan djalin e saj, i cili u vra teksa pinte kafen në një lokal.

REAGIMI

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Jam Elvira Xhenje, nena e te ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër më datë 18.09.2022.

Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetem. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.

Dhimbjen per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi. Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale. Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe t’ia marre pa meshire jeten djalit tim.

Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenuar dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.

Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi. Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore. Erjoni eshte edukuar me vlera dhe i ka manifestuar ne familje dhe ne rrethin e tij te paster shoqeror.

Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim. Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur. Erjoni ka qene nje djale besimtar. Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet. Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtësi.

ME TE LEXUARAT