U vinin eksploziv anijeve për arsye konkurence, humbi jetën biznesmeni! Ky është 35-vjeçari i arrestuar

Aktualitet

U vinin eksploziv anijeve për arsye konkurence, humbi jetën

Policia e Sarandës në bashkëpunim me prokurinë arritën të zbardhnin vdekjen e biznesmenit Armandi Nelaj, i cili humbi jetën pas shpërthimit në një skaf.

Pas rezultateve të analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore, u konfirmua se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol.

Pas hetimet e policisë zbuluan se kishte qenë vetë biznesmeni dhe miku i tij Eridon Muho 35-vjeç që ju vinin eksplozivë konkurentëve të linjës detare Sarandë-Korfuz, Finikas Lines, e cila është në pronësi të Andrea Qirjakos.

Hetuesit dyshojnë se lëndën plasëse do t’i vinin kësaj anije, por ka plasur dhe për pasojë ka humbur jetën biznesmeni Nelaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa miku i tij është arrestuar nga policia.

Njoftimi:

Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N.

Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT