“U var me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë”, flet vëllai i të dënuarit shqiptar në Greqi

Aktualitet
“U var me lidhësen e këpucëve në furgonin e

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe vëllai i tij në Korçë, Shkëlqim Rusi. Ai shprehet se 3 orë para ngjarjes së rëndë ka folur me të vëllanë, ndërsa autoritetet i kishin thënë se e kishin dërguar në spital për kontroll rutinë.

Vëllai i viktimës hedh dyshimet se kemi të bëjmë me një vrasje, të cilën sipas tij e kanë bërë gardianët që e kanë shoqëruar, ndërsa shtoi se atij i kishin mbetur edhe vetëm 2-3 muaj dënim për të shlyer.

Më tej vëllai bën thirrje që autopsia e trupit të viktimës të bëhet në Shqipëri dhe të dalë në shesh e vërteta, pasi sipas tij mënyra se si ngjarja është rrëfyer nga autoritetet greke është e pabesueshme.

Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se  e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin.

Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar.

Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë.

Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç’të them.

Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vëllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta”, tha ai./top channel

ME TE LEXUARAT