U thirr për 2 orë në SPAK, ish-ministri i Financave zbulon arsyen
Shkëlqim Cani, ish-ministri i Financave në qeverinë e parë të socialistëve pas marrjes së pushtetit në vitin 2013, deklaroi në përfundim të dhënies së dëshmisë në SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), se nuk mund të flasë për çështjen për të cilën u pyet.
Por interesi i gazetarëve shkonte përtej çështjes së privatizimit të një furre buke, që ishte edhe dosja hetimore për të cilën ai u thirr sot nga SPAK.
Në lidhje me inceneratorët dhe rolin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Cani tha se raporti i tij ka qenë i njëjtë si me çdo ministër, ndërsa me thumbim ai tha se 'kam kaluar shumë në jetë, nuk më surprizon më asgjë'.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pyetje: A jeni thirrur nga SPAK për inceneratorët?
Shkelqim Cani: E bëjmë me radhë dhe flasim për këtë që është sekret hetimor dhe kur të doni do të vij për atë. Do më thërrasin. Kjo shkresë ka dalë është publikuar. Nuk e di pozicionin e Ahmetajt, pyesni kryeministrin.
E di shumë mirë se çfarë kam firmosur. Nuk ka rëndësi çfarë them unë, aty është e shkruar. Se çfarë kam shkruar ju e dini mirë, s'kam pse ta përsëris.
Pyetje:Do të thirreni para apo pas Ahmetajt në SPAK?
Shkelqim Cani: Pyesni SPAK se kur do të më thërrasë, apo nëse do të më thërrasë. Nuk surprizohem nga asgjë, me aq sa kam kaluar në jetë,. nuk kam surprioza. Pres drejtësi, ligj, rregull.
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u thirr sot për dy orë nga Prokuroria e Posaçme për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me çështjen e privatizimit të një furre buke në kryeqytet.
Pronarët e biznesit nuk e kanë marrë pronesinë që në 1994 dhe kanë kallëzuar në SPAK Minstrinë e Financave dhe si pasojë, SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje të gjithë ish-ministrat e Financave, përfshirë edhe Canin.