U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë/ Gledis Nano nis shkollën për...

Aktualitet

U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Tashmë Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kriminologjisë në Universitetit të Tiranës.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:

Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi.

Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës.

Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha çertifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT