U qëllua në bark, biznesmeni nga Saranda në gjendje të rëndë për jetën

Aktualitet

U qëllua në bark, biznesmeni nga Saranda në gjendje të

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Informacionet e para kanë treguar se 35-vjeçari është qëlluar në bark dhe ka dëmtim të zorrëve. Mësohet se ai është në sallën e operimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku u plagos biznemeni dhe një kalimtar, i cili u plagos aksidentalisht. Ky i fundit po trajtohet në Sarandë, pasi gjendja e tij është jashtë rrezikut per jetën.

ME TE LEXUARAT