U qëllua me plumb në bark brenda serës me kanabis, zbardhen detajet se si u vra Pjetër Kola në Pukë

Aktualitet

U qëllua me plumb në bark brenda serës me kanabis, zbardhen

Janë zbardhur detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i Pjetër Kolës, ngjarje e nodhur më 27 shtator 2022.

Burime për OraNews bëjnë me dije se Kola është qëlluar me armë zjarri brenda një sere kanabisi të ngritur nga autori i dyshuar i kësaj ngjarje Maltin Gjoni i njohur dhe si Maltin Gjini. Në këtë serë ishin të punësuara gra të ardhura nga zona të ndryshme të vendit si Cërriku, Berati dhe Elbasani.

Policia ka gjithashtu gati edhe 7 urdhërarreste të tjera, 4 prej personave të cilëve dyshohet se banojnë në Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Më 27 shtator, rreth orës 18:00 është sjellë në urgjencën e Vaut të Dejës një shtetas i idnetifikuar si Pjetër Kola ku sipas ekzaminimeve ka rezultura se ksihte plagë me armë zjarri dhe pas kësaj është dërguar në spitalin e Shkodrës ku dhe ka ndërruar jetë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Qafë Qelë në Pukë ku sipas hetimeve dy muaj nga këto hetime, burime bëjnë me dije se e gjithë ngjarja është regjistruar brenda një magazine ku përpunohej lënda narkotike kanabis.

Sa i përket përpunimit ishin graqë vinin nga zona të ndryshme kryesisht nga Cërriku, Berati e Elbasani dhe punonin për llogari të shtetasit Maltin Gjoni i njohur dhe si Maltin Gjini i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Pjetër Kolës.

Por për të mësuar më shumë, nga ana e policisë dhe prokurorisë po punohet për ekzekutimine  7 urdhërarresteve. Në fakt janë 7 gra që janë nën hetim për kanabis.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin dhe ka pasur një mosdakordësi për sasinë e kanabisit. Maltin Gjini dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në pjesën e barkut.

Sa i takon persona nën vëzhgim nga ana e policisë, janë 4 persona që dyshohet se banojnë në zonën e Lezhës, pikërisht në zonën ku banonte dhe viktima ndërsa janë organizuar disa operacione për të rënë në gjurmët e tyre," raportoi gazetari i Ora News.

ME TE LEXUARAT