U plagos si pasojë e një aksidenti/ Efektivja Kostani në reanimacion, si paraqitet gjendja e saj

Aktualitet
U plagos si pasojë e një aksidenti/ Efektivja Kostani në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi një natë më parë në Tiranë, kur për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja nga Elbasani, Anisa Kostani.

Mësohet se Kostani ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, ku makina më të cilën po udhëtonte efektivja u përfshi në një aksident.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha sot se u arrestua shtetasi R.D, i cili u përplas me makinën ku po udhëtontë efektivja.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.

 

ME TE LEXUARAT