U plagos në një aksident në Malësinë e Madhe dy ditë më parë, ndërron jetë 19-vjeçari

Aktualitet

U plagos në një aksident në Malësinë e Madhe dy

Ndërron jetë 19- vjeçari Ladimir Bushati nga Malësia e Madhe i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Palvar. Mjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar në një kanal dhe 19-vjeçari mbeti i plagosur rëndë.

I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ja njoftimi i policisë me dt. 21.01.2022 ditën e aksidentit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

ME TE LEXUARAT