"U nxeh se nuk i hapi telefonin"/ I vrau motrën me sëpatë, flet gruaja e Tefik Tashit: Kam 2 vite që jam martuar
"Nuk i hapi telefonin"/ Kjo është arsyeja, sipas bashkëshortes së 58-vjeçarit Tefik Tashi, pse ky i fundit vrau motrën e saj, Alma Qevani, 44 vjeçe.
Në një prononcim për mediat, ajo thotë se zënka ka lindur për motive të dobëta e më pas konflikti ka degraduar deri në përdorimin e sëpatës. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.
Bashkëshortja e Tefik Tashit: Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pyetje: Po bashkëshorti me çfarë pune merrej?
Bashkëshortja e Tefik Tashit: Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri.
Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësinë dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain.
U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkooliziuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty.