U lirua me kusht për shkak të sëmundjes, Gjykata e Lartë rikthen në burg Lul Berishën

Aktualitet

U lirua me kusht për shkak të sëmundjes, Gjykata e Lartë

Lulzim Berisha i cili njihet si truri i “Bandës së Durrësit” është rikthyer përsëri në burg. Avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar informacionin. Më tej ai shprehet se do të marrë hapa ligjorë.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e liroi me kusht atë 7 dhjetor 2016.

Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer./balkanweb

ME TE LEXUARAT