U konfliktua me dy persona, kush është 51-vjeçari që u plagos me armë në Mirditë
Zbardhen detaje në lidhje me plagosjen me armë zjarri në zonën e Mirditës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, mes 51-vjeçarit Martin Prenga dhe dy personave të tjerë.
Policia thotë se pas ngjarjes, i plagosuri Prenga është transportuar në spitalin e Rrëshenit.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Mirditë / Informacion paraprak
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur një 51-vjeçar, i cili është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.