U kap me mina me telekomandë që do përdoreshin për ngjarje kriminale, del para gjykatës 51-vjeçari

Aktualitet

U kap me mina me telekomandë që do përdoreshin për ngjarje

Ka mbërritur në gjykatën e Vlorës në pritje të zhvillimit të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, Petrit Ndoji, i ndaluar për transportin e 4 minave me detonatorë nga policia 3 ditë më parë.

Ndaj tij rëndon akuza ” mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve.”51-vjeçari u arrestua duke transportuar me makinë 4 mina me telekomandë, të cilat dyshohet se do përdoreshin për ngjarje kriminale.

Policia publikoi edhe pamjet nga momenti i operacionit kur neutralizohet nga forcat blu 51-vjeçari, të cilit i gjetën të fshehura lëndët eksplozive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndaluan automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.’- njofton policia.

ME TE LEXUARAT