U kap me 4 mina me eksploziv C4, në kroskotin e makinës, jepet masa e sigurisë për 51 vjeçarin

Aktualitet

U kap me 4 mina me eksploziv C4, në kroskotin e makinës, jepet masa e

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 51 vjeçarin Petrit Ndoji, i ndaluar për transportin e 4 minave me detonatorë nga policia 3 ditë më parë.


Ndaj tij rëndon akuza ” mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve.


Ndalimi i 51 vjeçarit nga Lezha është bërë në Vlorë, pasi në makinën e tij pas një kontrolli policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 minat, me eksploziv C4, të cilat ai i kishte fshehur në kroskotin e automjetit.

ME TE LEXUARAT