U kap duke transportuar ilegalisht 3 klandestinë, arrestohet 36-vjeçari në Himarë

Aktualitet

U kap duke transportuar ilegalisht 3 klandestinë, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhënie të ndihmës për kalim kufitar të paligjshëm. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet V. T., banues në Qeparo.

I riu është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

ME TE LEXUARAT