U godit nga shtylla telefonike në pyll, plagoset rëndë punëtori shqiptar në Itali

Aktualitet

U godit nga shtylla telefonike në pyll, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Coreglia Antelminelli, në provincën e Lucca (Itali).

Një punëtor shqiptar, i cili ishte i angazhuar me prerjen e pyjeve, për arsye ende të paqarta është goditur nga një shtyllë telefonike. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit dhe barkut.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 në një zonë të pyllëzuar, e cila ishte e vështirë për tu arritur nga ekipet e emergjencës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ekipet e urgjencës u vonuan pasi ishin të detyruar që të shkonin në këmbë në vendin e ngjarjes.

Shqiptari u çua me vështirësi te helikopteri dhe u transferua në spitalin Carregi të Firenzes. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe karabinierët të cilët po hetojnë shkaqet e aksidentit./Abc

ME TE LEXUARAT