U godit nga rrufeja në plazh, humb jetën pas 10 ditësh në koma 42-vjeçarja
Një grua 42- vjeçare italiane ka ndërruar jetë, pasi u godit nga rrufeja teksa ishte në breg të detit. Mediat italiane bëjnë të ditur se Pamela Di Lorenzo vdiq pas 10 ditësh qëndrimi në koma. Ajo u shpall e vdekur në mbrëmjen e vonë të 12 gushtit, ndërsa pasdite u konfirmua vdekja e trurit të saj.
Rrufeja e goditi atë mesditën e 3 gushtit, ndërsa ishte në plazh në Alba Adriatica (Teramo), qyteti në Abruzzo ku jetonte me partnerin dhe djalin e saj. Gruaja ishte në gjendje më të rëndë ndër tre personat që kishin marrë goditjen e fortë elektrike atë mëngjes. Ajo kishte kaluar në arrest kardiak. Ndërsa dy të tjerë që ishin pranë saj u plagosën më lehtë. Turistët e shumtë të pranishëm në plazh të tronditur nga ngjarja kishin folur për një “skenë apokaliptike”.
"Është dëgjuar gjëmim dhe më pas paniku”, kanë thënë dëshmitarët. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të datës 3 gusht, pas një periudhe të shkurtër shiu. Por plazhi ishte ende i mbushur me njerëz. “Qielli ishte i vrenjtur dhe kishte rënë shi për disa minuta, por kishte ende shumë njerëz”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gruaja e njohur në Alba Adriatica dhe rrethinë, jetonte jo shumë larg vendit të tragjedisë me partnerin dhe djalin e saj të mitur dhe punonte në një lokal në të njëjtën lagje. Familjarët kanë dhuruar organet e saj.