U gjet i ngrirë te dera e xhamisë, hoxha zbulon gjendjen e marokenit

Aktualitet

U gjet i ngrirë te dera e xhamisë, hoxha zbulon gjendjen e marokenit

Një emigrant maroken u gjet i ngrirë nga i ftohti pranë xhamisë së fshatit Dragostunjë në Librazhd.

Ishte hoxha i xhamisë dhe banorët e fshatit që pasi e konstatuan në mëngjes lajmëruan ambulancën që ta merrte me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën e parë në spital.

“Lajmëruam ambulancën që erdhi dhe e mori” tha hoxha.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


“Udhëtova katër ditë mes maleve” ishin fjalët e vetme të emigrantit.

Pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Librazhdit është transportuar drejt “Traumës” në Tiranë.

Emigrantët nga vendet e lindjes dhe Afrikës Veriore pasi arrijnë në Greqi kalojnë kufirin e gjelbër për në Shqipëri me destinacion final vendet e BE-së.

ME TE LEXUARAT