U fut mes flakëve dhe shpëtoi nga vdekja fëmijën 1 vjeç, kthehet në hero 22-vjeçari shqiptar në Greqi (EMRI)

Aktualitet

U fut mes flakëve dhe shpëtoi nga vdekja fëmijën 1

Një 22-vjeçar shqiptar  ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, Greqi, pasi u fut në banesën e mbuluar nga zjarri dhe zori të voglin.

Dionysis Abdiais ka parë që banesa e fqinjëve të tij, ku jetonte një e moshuar me dy nipërit e mitur, është përfshirë nga flakët, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrjet e tyre për ndihmë.

Pas kësaj i riu shqiptar ka rrezikuar jetën dhe është futur në ndihmë të fëmijës, duke e nxjerrë shëndoshë e mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fëmija po qante… Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë.

Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Unë bëra atë që çdo njeri do të bënte nëse jeta e tij ishte në rrezik…” , tha 22-vjeçari, i cili është kthyer në heroi e ditës.

ME TE LEXUARAT