U filmuan nga një qytetar duke u marrë para shoferëve, pezullohen nga puna dy efektivët e policisë rrugore

Aktualitet

U filmuan nga një qytetar duke u marrë para shoferëve, pezullohen

Janë pezulluar nga puna dy efektivë të policisë rrugore që u filmuan nga një qytetar duke marrë para. Dy punonjësit e policisë, dyshohet se gjatë ndalimit të automjeteve, u merrnin para shoferëve.

“2 punonjësve të Policisë që shfaqen në video, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin/Komisariati i Policisë Lezhë, janë pezulluar menjëherë nga detyra”, raportojnë uniformat blu.

Gjithashtu ndaj tyre ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie të filmuar nga një qytetar, të cilët dyshohet se gjatë ndalimit të automjeteve, mund të kenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, vlera monetare, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, është bërë identifikimi i 2 punonjësve të Policisë që shfaqen në të, konkretisht inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll., punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin/Komisariati i Policisë Lezhë.

Të dy këta punonjës policie janë pezulluar menjëherë nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës që do të abuzojë me detyrën.

 

ME TE LEXUARAT