U filmua duke kopjuar bazën e Sistemit TIMS, Ervin Muça pas arrestit në shtëpi: Nuk jam i përfshirë

Aktualitet

U filmua duke kopjuar bazën e Sistemit TIMS,  Ervin Muça pas

Pas arrestit në shtëpi, Ervin Muça ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Nga ana tjetër, prokuroria, por edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë se Ervin Muça është me pamje filmike, të datës 2 gusht 2023, pra, është dokumentuar me pamje filmike, se ai paraqitet në zyrë, ndryshe nga deklaratat e tij, duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm në zyrë në këtë periudhë, ku dyshohet se janë bërë edhe ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Por prokuroria, sipas tyre, i ka ngritur akuzën duke i dokumentuar edhe me pamje filmike, ku Ervin Muça paraqitet te zyra e tij në rrugën “Mine Peza”, afër komnisariatit nr.3, ku dyshohet se gjatë natës ka bërë ndërhyrje në sistemin TIMS.

Pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Departamentit dhe Teknologjisë së Informacionit në policinë e Shtetit, Ervin Muça, Policia e Shtetit mori vendim për ta pezulluar nga detyra.

 

ME TE LEXUARAT