U ekzekutua në sy të bashkëshortes, pistat kryesore të vrasjes së Bujar Nasufit në Tiranë

Aktualitet

U ekzekutua në sy të bashkëshortes, pistat kryesore të

Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e policisë në lidhje me ekzekutimin e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u vra me armë zjarri në zonën e Pallatit me Shigjeta, teksa i afrohej banesës së tij.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës, raporton A2.

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë, përcjell A2. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

 

ME TE LEXUARAT