U ekzekutua me silenciator te Piramida, kush është biznesmeni nga Berati Behar Sofia

Aktualitet

U ekzekutua me silenciator te Piramida, kush është biznesmeni nga

Një 66 vjeçar është qëlluar me armë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Viktima është identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç ka qenë duke ecur në këmbë në trotuarin buzë Lanës, pranë Piramidës kur është qëlluar nga person/a ende të paidentifikuar.

66 vjeçari B. Sofia, nga qyteti i Beratit njihet si biznesmen, ndërkohë që ka pasur edhe precendetë të mëparshëm penal.


Ai është transportuar për në spital, ku mësohet se ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

 

Emri Behar Sofia, i njohur si 'Padrino i drogës" del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.

Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë, tashmë nuk i ka më.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT