U ekzekutua me armë zjarri, del fotoja e viktimës së atentatit në Sukth

Aktualitet

U ekzekutua me armë zjarri, del fotoja e viktimës së atentatit


Ky është 48-vjeçari Arben Mërkuri që u ekzekutua sot në qendër të Sukthit me breshëri automatiku pranë dyqanit të tij.

Por, kush është Arben Mërkuri Ismaili? Emri i 48 vjeçarit është i njohur nga policia, pasi ka qenë një person me precedent penal dhe dyshohet për krime kundër personit dhe për vrasje me pagesë.

Kjo e fundit  e pa dokumentuar. Gjithashtu, 48 vjeçari dyshohet që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Për dhunimin e biznesmenit në atë kohë u arrestuan tre persona, Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Po ashtu mësohet se “Maneci” ishte shok me Landi Muharremin ose i njohur si “Rumi i Shijakut”.


Por si ndodhi dhunimi i biznesmenit? Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit.

Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

ME TE LEXUARAT