U ekzekutua me armë në dyqan, kush është 48-vjeçari me dy mbiemra, dhunoi biznesmenin libanez

Aktualitet

U ekzekutua me armë në dyqan, kush është 48-vjeçari

Zbardhen detaje nga vrasja e 48 vjeçarit Arben Mërkuri, i cili mbante dhe mbiemrin Ismaili, i ekzekutuar sot në Sukth me automatik pranë dyqanit të tij dyshohet si vrasës me pagesë.

Viktima kishte pseudonimin Maneci dhe ishte me precedent penalë. Ai dyshohet për krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk i ka të dokumentuara.

Arben Mërkuri, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi është qëlluar Mërkuri ka shkuar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë për jetën, por më pas ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Të gjitha pistat e hetimit mbeten të hapura./ABC

ME TE LEXUARAT