U bllokuan në një përrua në zonën e Përmetit, shpëtohen 5 turistët nga Franca

Aktualitet

U bllokuan në një përrua në zonën e Përmetit,

5 turistë nga Franca kanë mbetur të bllokuar në një përrua afër fshatit Kosovë teksa eksploronin zonën e Përmetit. Bëhet me dije se një prej tuuristëve ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte lëvizjen me këmbë.

Pas kërkesës për ndihmë, në vendin ku ishin bllokuar turistët, u dërguan shërbimet e policisë dhe emergjencat civile të cilët u erdhën në ndihmë turistëve.

Turistja e dëmtuar u transportua drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor u nisën ë drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë

ME TE LEXUARAT