U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO merr vendimin për Kreshnik Farrukun

Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO merr vendimin për Kreshnik

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kreshnik Budllën (Farruku), kreu e një grupi kriminal, i cili u arrestua me urdhër të SPAK dhe dy persona të tjerë, Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci edhe keta anëtarë te grupit.

Budlla u arrestua të premten, ndërsa ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në nëntor 2024. Ata akuzohen për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.



Ai kërkohet nga autoritetet e Italisë, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar GJKKO deklaroi  se konfiskoi 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë  vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Ndaj Kreshnik Budllës rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

ME TE LEXUARAT