U prangos në Angli me urdhër të SPAK, kush është Edison Muceku dhe për cfarë kërkohej
34-vjeçari Edison Muceku, i cili u arrestua ditën e sotme në Manchester ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, për një sërë veprash penale.
Emri i Mucekut rezulton në listën e 50 personave ndaj të cilëve SPAK lëshoi urdhëarreste, në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”.
Megaoperacioni i drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol në Maj të vitit të shkuar zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë operacion.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Per kete procedim penal u kryen hetime në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës.
Muceku, i njohur ndryshe edhe si ushtari i Hektor Xheçukë, grupi kriminal i të cilit është përfshirë në eliminimin e Hamza Terziut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Ai akuzohet si bashke autor në tentativën e vrasjes që ndodhi në Bulqizë më 21 maj të vitit 2020, ndaj Hamza Tërziut.
Për këtë ngjarje të zbardhur pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC, Gjykata e Posaçme lëshoi disa urdhër-arreste për shtetasit: Hektor Xhecuka, Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa.