U aksidentua pak ditë më parë, ndërron jetë 18-vjeçari në spitalin e Traumës

Aktualitet

U aksidentua pak ditë më parë, ndërron jetë

Nje aksident i rende ndodhi pak para ditesh ne Elbasan.

Bjorni Papri nga Elbasani ishte duke ecur me motor ku është përplasur nga një makinë në Shirgjan.

18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet se ka humbur jetën.

Ishin te shumtë ata qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak për të riun, por pas disa ditësh në gjendje kome ai sot ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se drejtuesja e mjetit u la ne arrest shtëpie pasi ka një fëmijë nën moshën tre vjeçare.

Bjorni Papri i riu që u aksidentua pak ditë më parë në fshatin e Kuqanit në Elbasan ka ndërruar jetë në spital e Traumës në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije  se ai nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore.

Pas aksidentit ishin familjarët e tij që bënë apel për ndihmë pas të riut i nevojitej gjak, por përpjekjet e tyre nuk kanë mundur ta mbajnë atë në jetë.

ME TE LEXUARAT