U aksidentua nga një makinë në aksin ‘Pogradec-Lin’, ndërron jetë turistja italiane
Një shtetase italiane ka humbur jetën ditën e sotme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Viktima Elena Radaelli u përfshi në një aksident të rëndë në aksin rrugor “Pogradec-Lin” dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë, uniformat blu me anë të njoftimit zyrtar bëjnë me dije se është arrestuar shoferi i makinës, Artan Bali.
Polica gjithashtu po kryen veprimet hetimore dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë,” shkuan policia.