Turisti humbi jetën në Majën e Jezercës, punonjësi i Shërbim Kërkimit rrëfen operacionin e vështirë

Aktualitet

Turisti humbi jetën në Majën e Jezercës, punonjësi i

Një aksident u shënua pak ditë më parë në majën e Jezercës, ku një turist nga Bullgaria gjatë eksplorimit ka rrëshqitur në greminë dhe ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje, Saimir Kalbaj pjesëtar i Shërbimi i Kërkim, Shpëtimit Malor i Shqipërisë ka treguar vështirësinë e punës për të arritur gjetjen e trupit të pajetë të turistit.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ai tregon punën e vështirë dhe të gjatë që u desh të bënin Forcat e Armatosura, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore , Policia Komisariati Tropojë dhe Ekipi i kërkim Shpëtimit Valbonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Falë punës dhe bashkëpunimit ata arritën pas disa orësh të gjata kërkimi të gjenin turpit e turistit të pajetë.

Kalbaj ndër të tjera shkruan se nga ky rast doli në dritë se nëse rritet turizmi aventurier atëherë duhet të jenë të përgatitur edhe më shumë për kështu rastesh.

Postimi i plotë:

Me dat 12 qeshor ora 5 mengjes.Me erdh nje kerkes nga policia eTropojes,njeri nga efektivit ne detyre ne zonen e Valbones Fatbardh Kuçana Alfred Metaliaj

Me marre pjese ne nje nderhyrje ,aksident te ndodhur ne majen e Jezerces.

Kesaj here jo si individ ti ndihmoja per te arritur ne vendngjarje edhe me shume.

Po si pjestar i Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë

Ku duhet te ishim ne Valbone ne oren 6 pasi pritej Helokopteri te na merrte me na dergue ne vendin ku aksidenti kishte ndodhur.

*me dat 11 qeshor 2 turist po ktheheshin nga maja e Jezerces ne amen veriore.

Shtegut nga liqenet ....Duke kaluar boren e pjerret ne prag te muzgut njeri nga 2 turiztet kishte rreshqitur ne bore dhe pastaj neper gremina.

Por zyrtarisht ne mesnate u konfirmua aksidenti pasi turisti tjeter arriti ne mal te zi.

*Keshtu ne oren 6 ne Valbone u gjendem Sami Hysaj Ermal Hysaj Kastriot Qehaja ku per me shume se 1 ne pritje te helicopterit.

Morem konfirmin qe nderhyrje kishin ardhur forcat e armatosura me helikopter kugar.

Ekipi specialiazuar per raste te tilla bashke me ekip mjeksore .

Zbriten te fusha e gjese Valbone dhe na moren.

3 persona.

Polici ,Samia,unë dhe na ndaluan 30 minuta nga zona ku kishte ndodhur ngjarja.

Era forte I pengoj keshtu duke perdorur kazmat dhe kethtrat afruam vendit.

Dhe kerkimi filloj ne te çarat e bores.

Qe krijohen nga pesha saj ,por dhe nga shkembijt qe aty shkojne ne disa metra .

Vazhduam lart ne terren miks shkembij dhe bore e ngjeshur,akull disa vende.

Dhe arritem te gjejme njolla gj... nga ku kuptuam qe duhet te zbrisnim poshte dhe te kerkonin perseri te çarat.

U be mundur gjetja zones por duhej te zbriste Polici me perdorim te litarit dhe siguruar nga ne .Pasi gjetem te ndjerin afersisht 15 meter thellesi filluam terheqien e trupit.,

E çara 'cravasa' ishte e ngushte.

Ne mungese te paisjeve te duhura per ankorim ne shkam.

Sajuam ne bore dhe arritem ta nxjerrnim me peshen e Duarve.

Ndihmuar dhe pak nga ndonje paisje qe persorim per ankorime ngjitje teknike.

Gjate gjithe kohes ne qendruam me kthetra per siguri.

Arritem ta dergonim ne piken per te ardhur hilokopteri.Qe bere disa perpjekje por pa suksese te ulej,era krijonte turbulenca.

Pa's disa oreve u kthyen nga Tirana perseri dhe me veshtersi bane te mundur terheqjen e trupit.

Njeheresh dhe neve drejt Valbones.

Gjate ketij operacioni moren pjese Forcat Armatosura me ekipin tyre.

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore

Policia Komisariati Tropoje.

Ekipi I Kerkim Shpetimit Valbones ...ne mbeshtetje te plote nga e gjithe struktura qe u vendosen ne gadishmeri per te ardhur ne ndihme ns duhej nga Tirana.

Pasi u analizua seriozisht pamundesia nderhyrjes nga ajri,sepse era mori kohe te qetesohej.

Mbeshtetje dhe gadishmeri edhe nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës .

U deshen disa ore qe operacioni te perfundonte.

Nga ku une pashe disa gjera.

*Qe ekipi I helikopterit vetem nuk mund te realizoj cdo nderhyrje.

*Qe ekipi Kerkimit Shpetimit pa nderhyrje nga ajri vonon dhe ka te pamundur me realizuar si duhet misionet e tijë Vullnetare.

*Kordinimi ekipit tone duhet te jete ne lartesin e njejte siç eshte me Policine e Shtetit edhe me institucione tjera qe angazhohen.

*Qe sa do paisje individuale qe kemi ne pjestaret nuk bejne dot punen qe kerkohet ne nderhyrje tilla.

*Ndertimi I ketij grupi me bazen dhe mbeshtetjen e duhur ben me te shpejte nderhyrjen.

*Nxori ne jemi te vonuar dhe sa do qe kemi pasion,deshire.japin kontributin tone.

Duhet mbeshtetja ne logjistiken perkatese.

*RASTET po shtohen sepse malet Kane ligjet e tyre.

Njeheresh ne ns duam turizem adventure duhet te behemi gati dhe ne kete pjese.

Ashtu si ne cdo vend qe ka bukuri te tilla.

Dje Isha njeri nga ju

''Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë ''

Qe shpreh keqardhje per humbjen e jetes se turistit.

Por krenarë per besueshmeri qe kemi ngritur te jemi krah per krahe me ma te miret.

Profesionistet ekipeve qe nderhyjne ne raste tillash.

Falenderoj te gjithe qe u angazhuan.

Ne nuk ndalojme dote lendimet por lehtesim te dhimbjes ate mund ta bejme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT