Loja që u kthye në tragjedi/ Dy të miturit që u mbytën në liqen ishin vëllezër, vëllai i madh u fut për të...

Aktualitet

Loja që u kthye në tragjedi/ Dy të miturit që u mbytën

Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë.

Mesohet se dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër.

Njeri behet me dije se i perket  moshës 14 dhe tjetri 10 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç mësohet, kanë qenë një grup fëmijësh, të cilët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Raportohet se nga vendngjarja se 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por të dy kanë humbur jetën.

Policia po heton per zbardhjen e metejshme te ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT