Tri viktima brenda ditës në plazhe, humbin jetën pushuesit e moshuar në Durrës e Velipojë
Diten e sotme eshte shenuar nje bilanc i rende, pasi tre pushues humbën jetën në plazh.
Rreth orës 14;50, në lagjen numër 13 të Durrësit, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Pak orë më vonë, në 19:15, po në lagjen numër 13, është gjetur në det, trupi i pajetë i një turisteje nga Kosova.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
70-vjeçarja me iniciale N.H. dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në Velipojë, një pushues nga Kosova ndërroi jetë. 82-vjeçari me iniciale I.M. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.