“Tri vite burg për Marielën, Antonela...”, dhunuan modelen Klea Prenga, jepet pretenca për motrat Berisha
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan brutalisht Klea Prengën në gusht të vitit 2024 në një lokal në Tiranë.
Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën, e cila, nëse përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 2 vite burg.
Për Antonela Berishën është kërkuar 3 vite shërbim prove, ndërsa në rastin e gjykimit të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite shërbim prove.
Motrat Berisha u dorëzuan në polici në tetor të vitit 2024, pas disa muajsh në arrati. Ato akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.