Tre kamionë drogë?! Ish-kryekomunari që ktheu shtëpinë në laborator kokaine

Aktualitet

Tre kamionë drogë?! Ish-kryekomunari që ktheu shtëpinë

Ky është Viktor Çervanaku, ish kryetari i komunës Frakull e Madhe, i cili kishte kthyer banesën e tij në laborator droge.

Detaje të reja kanë dalë nga laboratori i kokainës që u gjet në fshatin Frakull e Madhe në Fier.

Laboratori ishte ndërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës ndërsa banesa dhe oborri i Viktor Çervanakut janë të rrethuara me mure të larta.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mësohet se përgjimet në lidhje me ngjarjen kanë nisur që në fillim të gushtit e më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike.

Gjatë operacionit janë kapur edhe armë. Ekspertiza e lëndës narkotike pritet të kryhet në Tiranë nga ku do të dalë edhe sasia e plotë e saj.

Nga oborri i shtepisë së ish kryekomunarit Çervanaku janë ngarkuar tre kamionë të policisë, ndërsa është shtuar prania e forcave policore.

ME TE LEXUARAT