Tragjike, vdes edhe babai, një javë më parë COVID-i i mori të birin 18-vjeçar

Aktualitet

Tragjike, vdes edhe babai, një javë më parë COVID-i i mori

Ndërron jetë si pasojë e Covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

COVID ne kete menyre ka shkaktuar nje bilanc tragjik në një familje në Tiranë, ku pas ndarjes nga jeta të djalit 18-vjeçar nga COVID, virusi i ka marrë jetën ditën e sotme edhe të atit.

Babai ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi”, prej kohësh po nuk ka mundur të fitojë dot betejën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe djali 18-vjeçar ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi” dhe humbi jetën një javë më parë.

Nga COVID ishte prekur edhe e ëma e 18-vjeçari, por ka mundur të shërohet duke e lënë spitalin më herët.

18-vjeçari dhe i ati ishin me sëmundje bashkëshoqëruese, sëmundje gjenetike të obezitetit.

Djali ka shkuar në spital 10 ditë pasi ishte infektuar, teksa virusi kishte dëmtuar pjesën më të madhe të mushkërisë së tij.

Të njëjtin fat pati edhe i ati i tij duke sjellë një tragjedi të dy-fishtë në familjen e tyre.

ME TE LEXUARAT