Tragjedia në Divjakë/ U gjet i vdekur në hotel, zbardhen pistat ku po heton policia: Në qafë kishte...

Aktualitet

Tragjedia në Divjakë/ U gjet i vdekur në hotel, zbardhen pistat

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua nga Divjakë, ku një 47-vjeçar spanjoll u gjet i vdekur në hotelin ku jetonte prej një muaji me shokun e tij.

Mësohet se dy shtetasit spanjoll ka qenë të kontraktuar nga një firmë e huaj për të punuar për një firmë shqiptare që merrej kryesisht me panelet diellore.

Deri më tani janë më marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe shokun e dhomës, teksa ky i fundit po mbahet në vëzhgim nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e vetëvrasjes, por ka dyshime nga burime jo zyrtare se mund të jetë edhe vrasje.

Gjithçka ka ndodhur teksa spanjolli ka qenë duke bërë dush, ndërsa më pas është gjetur nga shoku i tij i dhomës, ka thënë në dëshminë e tij ky i fundit.

Raporton se pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.

Disa prej dëshmitarëve janë shprehur se spanjolli ditët e fundit ka shprehur disa shenja depresioni.

ME TE LEXUARAT