'Tragjedi ndodhin kudo', regjisori i njohur i revoltuar: Për mëngjes do ha Mira Kazhanin, për drekë...

Aktualitet

'Tragjedi ndodhin kudo', regjisori i njohur i revoltuar: Për

Deklarata e gazetares Mira Kazhani dhe opinionisti Dritan Hila kanë bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit për shkak të rreshtave kontraversë që ngritën në këmbë opinionin publik.

Vetëm pak orë pas vrasjes tragjike të 7-vjeçares Joanda Avdia në Potam nga helika e skafit të policit Arjan Tase, Mira Kazhani në një shkrim tha se tragjedi të tilla ndodhin kudo në botë.

‘Tragjedi ndodhin kudo, gabime, aksidente, të lajthitur, kriminelë e mendje të sëmura vrasin në Europën e zhvilluar. Në Amerikë, pa u tharë një palë lot, një tjetër i çmendur po projekton një shkollë fëmijësh që të futet me armë’,-shkroi ajo.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa Hila, nëpërmjet një videoje në Facebook u shpreh: ‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë.’
Përgjigjen e këtyre deklaratave të gazetarëve të partisë, i është drejtuar me një ironi regjisori i njohur Kastriot Çipi.

"Nëse ekziston rimishërimi, dua të kthehem si peshkaqen. Për mëngjes të ha Mira Kazhanin, për drekë Dritan Hilën. Pres sugjerime për menunë e darkës."

 

ME TE LEXUARAT