Trafiku nga sezoni turistik/ Policia merr masa, ja akset ku do të ketë kufizime

Aktualitet

Trafiku nga sezoni turistik/ Policia merr masa, ja akset ku do të ketë

Me fillimin e sezonit turistik veror shtohet ka edhe një trafik të shtuar në akset rrugore që të dërgojnë drejt zonave bregdetare. Kjo problematikë rritet edhe më të tepër gjatë fundjavave.

Për të shmangur trafikun kaotik ka marrë disa masa lehtësuese.

Policia e Shetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Kryesisht do të ndalohet qarkullimi i kamionëve gjatë ditës.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit

- Shkodër-Muriqan

- Shkodër-Plazhi Zogaj

- Shkodër-Plazhi Shirokë

- Shkodër-Velipojë

- Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin

- Lezhë-Patok

- Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës

- Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec

- Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila

- Durrës-Gjiri i Lalëzit

- Durrës-Kavajë

 Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit

- Kavajë-Spille

- Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë

- Fier-Seman

- Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec

- Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë

- Sarandë-Qafë Botë

- Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë

- Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.

- Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

ME TE LEXUARAT