Tiranë, mbante me vete automatik, prangoset 36-vjeçari

Aktualitet

Tiranë, mbante me vete automatik, prangoset 36-vjeçari

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë pasi posedonte arme pa leje.

Policia njofton se eshte gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Njoftimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Koordinimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

- A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT