Tiranë, makina me targa të vjedhura i shpëton policisë

Aktualitet

Tiranë, makina me targa të vjedhura i shpëton policisë

Policia ka njoftuar se pasi nje mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, nuk është bindur dhe ne tentative për tu larguar janë perplasur me një bordurë.

Personat me tej janë larguar dhe pas verifikimeve policia zbuloi se targat e mjetit ishin te vjedhura.

Njoftimi i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT