"Ti s'ke vënë mend"/ E dëbuan nga vendi, por shqiptari s'heq dorë nga "shtëpitë e barit" në Angli (EMRI)

Aktualitet

"Ti s'ke vënë mend"/ E dëbuan nga vendi, por

Një shqiptar është dënuar me 5 vjet burg nga gjykata britanike, pasi është kapur për herë të dytë në ferma kanabisi. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Ferbent Hoxha.

Ai është kapur në një "shtëpi bari" duke kultivuar kanabis me një vlerë rruge deri në 61 mijë paund. 

Hoxha rezultonte i dënuar edhe më parë me dy vjet burg, konkretisht në vitin 2019 për të njëjtën vepër. Pasi ishte liruar ai ishte deportuar për në Shqipëri, por ai është kthyer sërish në Mbretërinë e Bashkuar në maj të vitit të kaluar duke u marrë sërish me trafik droge.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Prokurorja Emma Atkinson i tha gjykatës se  policia theu derën e pronës në York Road më 5 korrik të këtij viti ku gjeti edhe shqiptarin Hoxha në fermën e kanabisit.

Në banesën ku kryhej kultivimi i kanabisit u gjetën një numër i madh çantash dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për rritjen e drogës. 22-vjeçari shqiptar ishte lidhur edhe me një fermë tjetër kanabisi në Leeds, ku u gjetën edhe gjurmët e tij në ‘shtëpinë e barit’.

Sipas dosjes së prokurorisë, theksohet se i riu shqiptar është i përfshirë në dy ferma të ndryshme në dy qytete të ndryshme. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B dhe u dënua me 5 vjet burg.

Nga ana e tij, gjykatësi iu drejtua shqiptarit se “duket qartë se ju nuk nxjerrë asnjë mësim nga dënimi i mëparshëm”.

ME TE LEXUARAT