Tepelenë/ Makina me materiale ndërtimi përplas xhipin, nëna me dy fëmijët nisen për në spital

Aktualitet

Tepelenë/ Makina me materiale ndërtimi përplas xhipin, nëna

Një aksident automobilistik i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ‘Ujin e Ftohtë’ në Tepelenë.

Mësohet se një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një makinë me targa greke. Për pasoje është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj qe ndodheshin brenda xhipit.

Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, ndërkohë qe u përball me mjetin e ndërtimit qe vinte ne krah të kundërt.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

ME TE LEXUARAT