Tentuan t’i shpëtonin policisë, aksidentohet automjeti plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, detajet e para
Një automjet ka tentuar që t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku mjeti i ndaloi policëve, por më pas shtoi shpejtësinë. Mjeti është gjetur më pas i aksidentuar, i përplasur me trafikndarëset.
Brenda në mjet janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar edhe 400 euro dhe 3 celularë, ndërsa janë arrestuar shoferi dhe pasagjerja femër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kombësia e shoferit ende nuk dihet, ndërsa pasagjerja mësohet se është greke. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për t’u ngarkuar me drogë.
Prej fillimit të vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 7 raste të trafikut të drogës të dyshuar të linjës nga Saranda ne Igumenicë dhe ka sekuestruar 375 kg 818 gram marijuanë.
Ndërsa në vende të ndryshme të Greqisë prej fillimit të vitit janë kapur rreth 1 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.