Tentoi të vriste një person dhe kërcënoi me armë policët, Gjykata e Korçës lë në burg Spartak Çelën
Gjykata e Korçës ka lënë në masën e arrestit me burg, Spartak Çelën, i arrestuar nga policia pak ditë më parë, pas 4 vitesh në kërkim.
Burime bëjnë me dije se u zhvilluan dy seanca gjyqësore, në orën 10 dhe 10:30 të ditës së sotme, ku i arrestuari u la në arrest me burg pas kërkesës së prokurorisë dhe pranimit të gjykatës.
Mbi Çelën rëndojnë disa vepra penale si “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë”, “prodhim, shitje dhe mbajtje pa lejë e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake, “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
4 muaj më parë, Çela ka kërcënuar me armë punonjësit e ndihmës ekonomike të ardhur nga Tirana në fshatin Buzaishtë, ndërsa fshihej në banesën e tij në këtë fshat.