Tentoi të vriste fqinjin te "Don Bosko" sapo doli nga burgu! Kush është Adrea Bregasi që u arrestua sot

Aktualitet

Tentoi të vriste fqinjin te "Don Bosko" sapo doli nga burgu! Kush

Diten e sotme ka rene ne prangat e policise 33-vjeçari Andra Brengasi, i shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasje.

Ai u kap në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Andrea Brengasi është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atekohe autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.

Policia vendosi 5000 euro shpërblim , për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, i cili ra sot në pranga.

Andrea Bregasi rezulton të jetë i dënuar më herët për grabitje me armë në një argjendari. Ai është liruar në dhjetor 2022 nga burgu, ku ka vuajtur dënim për grabitje. Pronari i një dyqani në zonën e Medresesë, Rudolf Zefi i shpëtoi atentatit.

Ne video autori i dyshuar lëvizte qetësisht me cigare në dorë dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të makinës. Katër prej 6 plumbave të qëlluar nga pistoleta e autorit prekën makinën. 

ME TE LEXUARAT