Tentoi të vriste dy të rinj duke i përplasur me makinë, arrestohet 23-vjeçari në Fier
Lajmifundit
/
25 Prill 2024, 13:53
Aktualitet
Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës.
Në pranga ka rënë i riu Pavli Dafa i cili në maj të vitit të kaluar tentoi të vriste dy të rinjtë Elis Sheqin dhe Daniel Licajn duke i përplasur me automjet.
Pas përplasjes, 23 vjeçari u largua nga vendnngjarja dhe është arrestuar rreth 1 vit më vonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.